De Biasi “mban fjalën”, Xhaka mbetet jashtë kombëtares

 

Taulant Xhaka mbetet jashtë Kombëtares. Përplasjet e fundit me trajnerin Gianni De Biasi kanë bërë që mesfushori të mos jetë në listën e radhës të grumbullimeve për ndeshjet kundër Luksemburgut dhe Izraelit në muajin qershor.

Xhaka u largua nga grumbullimi pas ndeshjes me Italinë, teksa deklaroi se nuk do të vinte më në Kombëtare për sa kohë aty do të ishte trajner De Biasi.

Marrëdhëniet mes tyre vijon të jenë aspak të mira, teksa strategu italian ka vendosur që të “mbajë fjalën” duke mos e ftuar për miqësoren ndaj Luksemburgut dhe ndeshjen eliminatore për Botërorin “Rusi 2018” duke e lënë jashtë listës së tij.