De Rossi vazhdon kontratën me Romën

Daniele De Rossi do të jetë pjesë e Romës deri më 2019.

Mesfushori italian do t’i qëndrojë besnik skuadrës me të cilën ka luajtur përgjatë tërë karrierës dhe pas pensionimit të Francesco Tottit, do të jetë pikërisht ai kapiteni i skuadrës romake.

Klubi verdhekuq ka njoftuar sot se ka vazhduar bashkëpunimin me De Rossin deri në verën e vitit 2019.

Kësisoj, Roma iu jep fund spekulimeve se 33-vjeçari do të largohet nga klubi për t’u transferuar tek Interi.

De Rossi ka regjistruar 40 paraqitje me Romën këtë sezon në të gjitha garat, duke realizuar edhe pesë gola.