Debat i ashpër në emisoinin “Rruga drejt” mes Izet Mexhitit dhe Azem Sadikut

Kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti sonte në emisionin Rruga Drejt në Alsat-M u shpreh se kur ka qenë PDSH-ja në qeveri dy herë sa ka qenë në zgjedhje ka pasur vrasje.

Ndërsa sa i përket incidentit të Kumanovës ku disa qytetarë hodhën gurë në veturën e Ali Ahmetit, Mexhiti tha se këto organizime kanë qenë të skenuara nga disa Lëvizje të reja politike.

Azem Sadiku kryetari i komunës së Studeniçanit sonte në emisonin Rruga Drejt në Alsat-M i pyetur se sa deputet do të fitojë PDSH-ja në zonën gjashtë Sadiku tha se PDSH-ja do të ketë një deputet më shumë se BDI-ja në të gjitha zonat, njofton TetovaSot.

“PDSH-ja do të ketë një deputet më shumë se BDI-ja në të gjitha zonat” u shpreh Sadiku

Ai gjithashtu sonte u shpreh se partitë e vogla shqiptare janë krijuar për të bërë dëm e jo për të fituar ndonjë deputet. /TetovaSot/