Debate të ashpra në mes politikanëve të rinj shqiptarë në Maqedoni

Deputetja e BDI-së, Kaltrina Aziri i është përgjigjur përmes facebook, anëtarit të kryesisë së LR-PDSH-së, Flakron Bexheti i cili theksoi se deputetët e BDI bënë lojë me mosvotimin e ligjeve për Prokurorinë Speciale.

Ja se çka kishte shkruar Kaltrina Azizi:

“Se ç’më kujtoj këtë thënie të Konicës: Shumica e atyre që kanë marrë mbi vete misionin modest “të ndriçojnë opinionin publik” as që kanë ndjesinë më elementare ta nisin fillimisht nga vetvetja për t’u mirinformuar. Venë e vënë në përdorim mënyra hulumtimi të cilat, sikur të zbatoheshin në çdo shkencë, do bënin për të qeshur edhe një nxënës shkolle”

Ps. Një injorancë për të të ardhur keq! (Sidoqoftë listingu nga votimi ekziston )”, shkruan deputetja e BDI-së, Kaltrina Azizi

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i sërishëm i Flakron Bexhetit, i cili i ka shkruar deputetes së BDI-së:

“E nderuara deputete Kaltrina Azizi. Mbase e shoh se qenka krijuar një farë debati virtual mes meje dhe Juve, pa dëshirën time.

Pyetja ishte shumë kolektive për partinë tuaj? Edhe pse Ju kisha apostrofuar Juve pasi bëtë “bujë” të madhe me deklaratën tuaj për gjuhën shqipe në Kuvendin e RM.  Dhe ju kishit zgjedhur të taktizoni dhe të bëni “lojë” një pjesë paskeni votuar PRO dhe një pjesë keni abstenuar ose nuk keni qenë të pranishëm. Me një fjalë Ju ja paskeni arritur qëllimit për të bllokuar sërisht punën e Prokurorisë Speciale. Dhe për këtë nuk do të polemizoni me mua, dhe me partinë që përfaqësojë,  por duhet tu jepni përgjigje votuesve tuaj dhe faktorit ndërkombëtarë, se pse bëtë lojën e djallit kundër Prokurorisë Speciale. Pasi që nuk i votuat propozimet  për Prokurorinë Speciale, tani nuk është e rëndësishme se cili deputet ka votuar kundër, cili pro, apo cili i përmbajtur. Ju nuk jeni zgjedhur me lista të hapura deputetë.Përgjegjesia Juaj është kolektive. Meqë e paske idol Faik Konicën atëhere më lëjo ta jap një shprehje ndoshta do të shërbej : Shumë brockulla edhe ju falen politikanëve por pa kaluar kufitjë.Edhe një thënie tjetër nga Faik Konica mbase e shoh se bashkëpartiakët e tu,    po interesohen  për deklaratat e mija gjegjësisht për tu   hakmarre politikisht për të distën herë rradhazi   përsëri po e citoj Faik Konicën: Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar! ( por kësaj rradhe nuk do ja dalin)

Mirupafshim!”, shkruan Flakron Bexheti.