Debati Presidencial – Çfarë pritet nga ‘përplasja’ e trete dhe e fundit Trump-Clinton

Më datë 19 tetor, në Las Vegas të Nevadas, kandidatët presidencialë, Donald Trump dhe Hillary Clinton do të debatojnë për herë të fundit përpara zgjedhjeve që do të mbahen më datë tetë nëntor. Debati është komentuar nga ekspertët si një mundësi për Clinton për t’i dhënë fund rivalit të saj Trump, ndërkohë që konsiderohet edhe si mundësia e fundit për miliarderin për të ndryshuar balancat elektorale që aktualisht nuk janë në favor të tij. Edhe në këtë seancë, format ii debatit do të jetë i pandryshuar dhe do të moderohet nga gazetari i Fox News Chris Uollas. Ai ka bërë të ditura edhe temat që do të diskutohen të cilat janë:
1 – Borxhi
2 – Emigracioni
3 – Ekonomia
4 – Gjykata Supreme
5 – Çështjet më të nxehta në arenën ndërkombëtare
6 – Të qënurit mirë nga ana shëdnetsore për të qënë Presidenti i ardhshëm i ShBA
Secilës çështje do t’i kushtohen 15 minuta. Fillimisht kandidatët do të kenë secili nga dy minuta për të mbrojtur tezat respektive, ndërkohë që më pas do të kalojnë në debat të drejtpërdrejtë. Në këtë përplasje të tretë dhe të fundit, më e favorizuar duke demokratja Hillary Clinton. Në bazë të sondazheve të realizuara deri më tani, ajo gëzon një avantazh të kënaqshëm përballë rivalit të saj Donald Trump. Ndërkohë, miliarderi përvec faktit që ka pësuar rënie në sondazhe, nuk gëzon mbështetje të plotë nga antarët e partisë republikane. Megjithatë, duke parë dinamikën që ka patur kjo fushatë elektorale, deri më datë 8 nëntor gjithcka mund të ndodhë. Për shkak të ndryshimeve orare, në Shqipëri orari i zhvillimit të debatit korrespondon me orën 3 të mëngjesit të datës 20 tetor.