Dehari dhe Lika në aksion, rikthejnë bashkëluftëtarët e zhgënjyer

Fatmir Dehari dhe Hazbi Lika, dyshja e fortë në BDI, që njihen edhe si krahu i luftës së UÇK-së tanimë disa javë po vazhdojnë aktivitetet e takimeve dhe bisedave me ish-bashkëluftëtarë, për ti bindur për ti dhënë besimin dhe përkrahjen BDI-së, duke u bërë garantues për çdo çështje që tangon ata.
Siç meson INA, Dehari dhe Lika kanë takime dhe komunikime të vazhdueshme me ish-ushtarë duke nisur nga komuna e Likovës e deri në Strugë. E këtë e pohon edhe një bashkëluftëtar i tyre nga Shkupi duke theksuar se i besojnë vetëm kësaj dyshe në BDI dhe askujt tjetër.
“Jemi me ta dhe do ti përkrahim, sepse kemi marrë garanci se do ti çojnë punët përpara dhe do të përmirësojnë katrahurën e krijuar në emër të luftës disa funksionarë që kurrë skanë kontribu për asgjë, por kanë shijuar pushtetin dhe kanë përfituar miliona. Duam trajtim më të mire dhe zgjidhje të statusit. Tek Dehari dhe Lika shohim një optimizëm se ka me ndryshu dhe se kanë me ikë ata që kurrë nuk përkrahën më meritorët”, ka shkruar në adresë të INA, një ish-ushtar I UÇK-së me pseudonimin “Kingji”.
Dehari dhe Lika viteve të fundit nuk ishin figura eksponente në BDI, për shkak të pakënaqësive me politikat qeveritare dhe koalicionimin me VMRO-DPMNE. Por në zgjedhjet e fundit ata u përfshinë në aktivitete politike me garanci për të marrë drejtimin e partisë dhe realizimin e reformave të brendshme.