Dehari jep llogari para kërçovarëve

Kandidati për kryetar komune i Kërçovës, Fatmir Dehari sonte do të jep llogari para qytetarëve të Kërçovës. Këtë llogari Dehari do ta bëjë drejtpërdrejt në emisionin CliclPlus të Tv21, njofton TetovaSot.

Dehari sonte gjithashtu do të përgjigjet para kërçovarëve për të gjithë punët e tij katër vjeçare dhe planet e tij për katër vitet e ardhshme në krye të komunës.

Ndryshe të gjithë partitë politike shqiptare bashkë me LSDM-në i kanë dhënë mbështetje Deharit ku do të përballet me kandidatin e VMRO-së.

Zgjedhjet do të mbahen me 15 tetor.