Deklarata e Ali Ahmetit pasi votoi ne Zajaz

Lideri i BDI-së dhe bartësi i listës në njësinë e gjashtë zgjedhore, Ali Ahmeti pas votoi në vendlindjen e tij në Zajaz të Kërçovës, me një deklratë për media theksoi se gjatë ditës së sotme pret zgjedhje të qeta dhe të mbara, dhe në mbrëmjë të përfundojë gjithçka mirë, sipas të gjithave standardeve.

Ai poashtu u bëri apel subjekteve tjera politike, që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, pasi sipas Ahmeti kanë të bëjnë bëjnë edhe shumë me procese të rëndësishme për të ardhmen.

“Do të apeloja tek të gjithë subjektet politke që të vazhdojne të inkuruajojnë forcat politkike, siç organizuan një fushatë të qetë, siç organizuam punët për organizimin e këtyre zgjedhjeve, edhe kjo ditë e zgjedhjeve të jetë e mbarë dhe e qetë, dhe në mbrëmjë të përfundojë gjithçka mirë, sipas të gjithave standardeve. Të gjitha forcat politike që janë në garë të pranojnë rezulltatin e zgjedhjeve dhe këto zgjedhje kanë të bëjnë shumë edhe me përmirësimin e imazhit të shtetit, por kanë të bëjnë edhe shumë me procese të rëndësishme për të ardhmen. Por, mbi të gjitha uroj që të kemi proces të mirë dhë të pranueshëm”, theksoi Ahmeti në Zajaz