Dekorohet Komuna e Çairit

 

Si çdo vit edhe kësaj rradhe me rastin e festave të fundvitit, Komuna e Çairit i kushtoi rëndësi të veçantë procesit të dekorimit ndriçues të hapësirës së saj komunale (rrugëve dhe objekteve) duke finalizuar kështu një projekt me efekte të larta estetike në frymën e kohës dhe jetës moderne. Në procesin dekorues janë përfshirë këto lokacione:

  • hapësira prej QT Mavrovasja deri te Tërthorja;
  • rr. Cvetan Dimov;
  • rr. Hristijan T. Karposh (prej te udhëkryqi i rr. Xhon Kenedi deri te udhëkryqi i rr. Brigada e 2 maqedonase);
  • Çarshia e Vjetër e Shkupit;
  • hapësira në Çairin e Vjetër në afërsi të Restoranit Biznis me kërkesë të qytetarëve dhe
  • Ndërtesa administrative e Komunës.