Dekorohet me çmimin DOKTOR HONORIS CAUSA nga Universiteti I Tetovës presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti I Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, është shpallur doktor Honoris Causa nga ana e Universitetit të Tetovës, me një ceremoni solemne të oragnizuar të premten pasdite në Tetovë.Në fjalimin e  tij rektori u Universitetiot të Tetovës Vullnet Ameti duke iu drejtuar presidentit Hashim Thaçit,  tha se ne në Universitetin e Tetovës, u jemi mirënjohës për punën dhe përkushtimin  në afirmimin e kauzës sonë kombëtare dhe kontributin tuaj në promovimin e vlerave akademike dhe shkencore.“Ne në Universitetin e Tetovës, u jemi mirënjohës për punën dhe përkushtimin  në afirmimin e kauzës sonë kombëtare dhe kontributin Tuaj në promovimin e vlerave akademike dhe shkencore.Për kombin tonë dhe kombet tjera, emri dhe figura e Hashim Thaçit është e lidhur ngushtë me zhvillimet politike dhe gjeostrategjike në Ballkanin Perëndimor, zhvillime këto që i paraprinë zgjidhjes së çështjes së Kosovës, avancimin e të drejtave dhe lirive të kombit tonë në trojet etnike në Republikën e Maqedonisë, Luginë të Preshevës dhe më gjerë.Autoriteti ushtarak dhe politik, kontributi shumëdimensional për forcimin e shtetësisë së Kosovës, ka bërë që figura e politikanit Thaçi, të vlerësohet dhe nderohet nga institucione vendore dhe ndërkombëtare.Kontributi jetik i Hashim Thaçit edhe në sferën arsimore dhe shkencore, angazhimi i tij në jetën politike dhe shoqërore, angazhimi dhe kontributi i tij për lirinë, paqen dhe stabilitetin, janë porosia më e madhe se si duhet të kontribuojnë intelektualët për të ardhmen e kombeve të tyre”, tha rektori Ahmeti, raporton Tv Koha.

Zëvendëskryeministri Festim Halili, me këtë rast ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve.

“I nderuar president këtë çmim sot nuk ua ndajmë ne por ky popull që 15 vite më parë u çlirua falë ndihmës së madhe dhe angazhimit tuaj, ushtrisë tuaj dhe shtetit që ju drejtoni. Këtë çmim ua ndajnë koleget e mi, studentët e atëhershëm dhe studentët e sotëm të cilëve ju dhe profesorët e parë nga Kosova ua ngritët këtë tempull të diturisë. Kurrë nuk do të harojmë sakrificën tuaj dhe të profesorëve tanë të parë që udhëtonin me qindra kilometra për ta mbajtur të gjallë këtë universitet deri sa erdhi dita për ta legalizuar, përsëri me ndihmën tuaj. Ju bëtë dhe dhatë për ne shumëcka, ndërsa ne ju japim një çmim jo për t’ju nderuar juve sepse juve ju ka nderuar veprimtaria juaj, por për ta pasuruar veten dhe këtë institucion me emrin dhe figurën tuaj. Meritat tuaja për këtë vend nuk ndaluan me përfundimin e luftërave tona çlirimtare, por u shtuan edhe më shumë në paqe. Falë angazhimit tuaj dhe bashkëpunimit tonë vëllazërorë tani mes nesh nuk ka më pasaporta, nuk ka më pengesa, por ka përparim, zhvillim, afrim dhe integrim drejt strukturave euro atlantike si një popull i civiliziar që kudo jetojmë hapërojmë bashkë me të njëjtat vlera dhe cilësi” tha Halili”, njofton Tv Koha.

Nga ana  e tij presidenti Hashim Thaçi ka falënderuar Universitetin e Tetovës për këtë çmim që i  ndahet atij. Zëvendëskryeministri Festim Halili, me këtë rast ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve.

Në Tetovë para një dy decenieve kam ardhur me kapaciteteve dhe  në kohëra të ndryshme por sot ndihem edhe i emocionuar dhe i privilegjuiar që gjindem  në mesin e heronjëve të gjallë, të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe njerëzve që afirmuan të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë. Themelimi I këtij universiteti ka qenë një e arritur epokale për realizimin e aspirateve shtetëformuese të shqiptarëve në maqedoni, andaj shpreh respekt për drejtuesit e këtij universiteti. Dikurë elita shqiptare në Maqedoni, sikur edhe shumë shqiptarë të tjerë në Ish Jugosllavi, formësohej në Universitetin e  Prishtinës.Mu në ambientet e atij universiteti ka lindur dhe zhvilluar ideja e një gjenreatë që do të dijë të mbrojë dhe afirojmë  interesat kombëtare shqiptare. Solidarizimi me popullin e dëbuar të Kosovës në vitin 1998 dhe 1999, dhe mikrpitjen që treguan shqiptarët e Maqedonisë,është një tregues për ndjenjat vëllazërore për ne si komb.  Prandaj edhe me këtë rast ju shpreh mirënjohej për familjet që strehuan shqiptarët e Kosovës, edhe në Shkup, edhe në Tetovë, Kërçovë, Dibër, Gostivarë e kudo”, tha Thaçi, transmeton Tv Koha.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë ministra të qeverisë së Maqedonisë, liderë të partive politike në Maqedoni në mesin e tyre edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ai i PDSH-së Menduh Thaçi, dhe personalitete të tjera nga sfera politike dhe shoqërore nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.