Del në shitje limuzina e Donald Trump

Limuzina e presidentit të Amerikës, Donald Trump ka dalë në shitje nga pronari për një shumë prej 163 mijë dollarësh.

Makina e vitit 1988 gjendet në një pikë për shitje në Gloucester, Britani e Madhe dhe mendohet se do të ketë rritje të çmimit pasi të dalë në ankand. Në vitin e krijimit, kjo limuzinë u planifikua që të krijohej vetëm për presidentin, prandaj mori emrin ‘Cadillac Trump.’

Përveç kësaj, duhet të prodhoheshin 50 të tilla, por arritën të dilnin vetëm 2 në treg. Trump ishte në Florida kur i tha prodhuesit: “John, ajo çfarë do të ketë Cadillac-u është një dizajn i mrekullueshëm me të gjitha asetet që do të më nevojiten.

Kështu në pjesën e brendshme, limuza ka një bar të vogël, një televizor dhe pajisje të tjera duke e bërë makinën më të kërkuar në botë.