Delawie përgëzon Qeverinë e Kosovës për hapat drejt rrugës së pajtimit

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie, ka përgëzuar institucionet e Kosovës për hapat e ndërmarrë drejt rrugës së pajtimit.
Ai tha se komisioni për të Vërtetën dhe për Pajtim duhet të jetë i pavarur dhe transparent si dhe duhet të përfshijë qytetarët e të gjitha etnive.

Delawie tha se individëve që marrin pjesë në këtë komision dhe rrëfejnë përvojat e tyre, duhet t’u ofrohet mbrojte nga qeveria dhe vet komisioni.

“Ky komision duhet të jetë plotësues, duhet ndjekje penale të përgjegjësive për krimet. Shpresoj që ky proces do të përfshije qytetarët e të gjitha etnive. ShBA do të mbesin partneri juaj perderisa kërkoni drejtesinë dhe të vertetën”, theksoi Delawie.

Ambasadori amerikan në Kosovë, po merr pjesë në takimin e parë për themelimin e komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim.