Demant nga LR-PDSH, Gjithqka në reegull me përzgjedhjen e kandidatëve


Informatë- Më datë 03.11.2016, Unë Flakron Bexheti në cilësinë e Anëtarit të Kryesisë Qëndrore të LR-PDSH, isha i caktuar respektivisht i deleguar nga Kryetari i LR PDSH z.Ziadin Sela dhe Kryesia Qëndrore e LR-PDSH si vëzhgues dhe mbikqyrës i procesit zgjedhorë dhe kandidues për deputet nga Dega e Çairit. Për hirë të vërtetës doja ta njoftoj opinionin dhe njëkohësisht ti demantoj dhe përgenjështroj disa nga portalet informative që lansuan një dezinformate tendencioze që aspak nuk është e vërtete. Me përgjegjësinë dhe sinqeritetin më të madh Ju them se procesi ishte mjaft i rregullt, duke i respektuar gjitha normat statutare, dhe i gjithë procesi u zhvillua në një fryme demokratike dhe mjaftë miqësore, pa patur asnjë kundërshtim rreth kandidaturave dhe të gjithë procesit. Flakron Bexheti