Demant:Komuna e Studeniçanit është maksimalisht e përqendruar në pastrimin e rrugëve

Të ballafaquar me një rëndim të situatës për shkak të përkeqësimit të motit dhe reshje të pandërprera të borës ketë javë, Komuna e Studeniçanit bashkë me NKP-Studeniçan dhe Drejtorine për mbrojtje dhe shpëtim, që e falenderojmë për ndihmën e deritanishme dhe ndihmën që po na japin edhe gjate ditëve në vijim, gjithashtu kemi angazhuar dhe firma private.

Komuna ka mobilizuar të gjitha kapacitetet për të asistuar në pastrimin sa më të shpejtë të rrugëve gjatë gjithë javës vazhdimishtë borëpastruesit kanë qenë në teren.
Gjatë ditës janë hapur rrugët në këto fshatra : Maja e Zezë, Koliçan të poshtëm, Kitkë, Batincë, kurse aktualishtë pastrohen rrugë ne Studeniçan dhe Moranë. Ndërkaq gjatë ditës janë, duke u hapur rrugët në fshatin Cvetovë, dhe fshatrave tjera malore, Komuna e Studeniçanit vazhdon punën për hapjen e rrugëve të bllokuara nga reshjet e borës edhe ne vendbanimet e tjera.

I lusim banorët për durim dhe mirkuptim dhe mos të bijnë preh manipulimeve që këtë situatë një javore të reshurave të deborës individë dhe portale që pandërprerë janë duke shpifur e nuk e tregojnë realitetin, keqpërdorin për poena politike.

Janë dëshmitarë qytetarët e vendbanimeve me të larta malore se gjatë tërë kohës i kemi pasur rrugët të pastruara. Edhe tani me rreshjet e fundit jemi duke punuar maksimalishtë që sa më parë të pastrohen të gjitha rrugët.

Komuna e Studeniçanit
Shërbimi për informim