Demanton VMRO-DPMNE-ja: Nuk organizojmë sot protesta!

VMRO-DPMNE ka demantuar informacionet e paraqitura se kjo parti do të organizojë protesta gjatë ditës së sotme. Në një demant të publikuar në ueb faqen e tyre, kjo parti thotë se bëhet fjalë për dezinformata.

Paraprakisht mediumet lajmëruan se sot në Shkup, ora 17, VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” kanë paralajmëruar protesta në sheshin Maqedonia.