Demtohet “Ura e Gurit” ne Shkup, qytetaret ne rrezik

“Ura e Gurit” në Shkup është dëmtuar nga temperaturat ekstreme që kapluan Maqedoninë gjatë javëve të kaluara. Ajo që shqetëson më shumë është jeta e qytetarëve, të cilët mund të jenë në rrezik. Televizioni Shenja, ka kërkuar përgjigje nga institucionet kompetente për sigurinë e urës, por ata nuk kanë dhënë përgjigje konkrete

Nga Bashkia e Shkupit kanë deklaruar se ata nuk janë kompetent për “Urën e Gurit”, duke e larguar përgjegjësinë nga vetja dhe thanë se përgjegjës për këtë janë Ministria e Kulturës dhe Drejtoria për Mbrojtjen e Përmendoreve, nga të cilët gjithashtu nuk ka përgjigje.

Mbi këtë urë, e cila lidh dy pjesët më të frekuentuara të qytetit, kalojnë në ditë me mijëra qytetarë, ndërsa dëmtimi i saj paraqet rrezik dhe pasiguri për kalimtarët. Kështu deklarohen qytetarët, të cilët thonë se autoritetet duhet të jenë më të përkushtuar në mirëmbajtjen e kësaj ure