Dënim me prerje koke, shkoi në qytet pa burrin e saj

Një grua raportohet se është dënuar me prerje koke nga një grup i armatosur në Afganistan pasi kishte hyrë në qytet pa burrin e saj.

Rasti ka ndodhur në fshatin e largët Latti në provincën Sar-e-Pul, e cila është në kontrollin e talebanëve.

Dënimin me prerje koke e ka konfirmuar zëdhënësi i provincës, Zabiullah Amani, i cili ka thënë për Nation se 30-vjeçares i është prerë koka pasi kishte shkuar në qytet pa burrin e saj, i cili ndodhej në Iran.

Middle East Press ka raportuar se gruaja kishte shkuar në treg për të blerë ushqim. Nën rregullat talibane gratë e kanë të ndaluar të largohen nga shtëpia pa shoqërinë e burrave të tyre.