Dënohet me burg legjenda e Real Madridit (FOTO)

Departamenti i drejtësisë së Rio de Janiero-s, ka urdhëruar burgosjen e ish-futbollistit brazilian, Roberto Carlos, për një periudhë prej 3 muajsh, për shkak të vonesës së pagesave të mbikëqyrjes për dy fëmijët e tij.44 vjeçari i detyrohet 20 mijë dollarë ish-gruas së tij, Barbara Thurler, por kishte raportuar probleme financiare si justifikim për të mos i paguar ato, raporton KP.I konsideruar si një nga mbrojtësit më të mirë në histori, Carlos në korrik është bërë baba për herë të 9-të. Carlos aktualisht është ambasador i Real Madrid, në Azi dhe Oqeani.