Deodorantët me përmbajte alumini shkaktojnë kancer

Hulumtimet kanë treguar se ekspozimi afatgjatë ndaj aluminit shkakton formimin e qelizave të tumorit. Shkencëtarët nga Universiteti i Gjenevës thanë se kripërat e aluminit bllokojnë gjëndrat e djersës

Studimi i fundit i kryer në Zvicër tregoi se gratë që rregullisht përdorin deodorant që përmbajnë kripëra alumini paraqesin rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit.

Testet e para të qelizave të qumështit të izoluar nga gjëndra normale njerëzore, më vonë ishin përsëritur në studimin me minj, dhe rezultatet ishin të njëjta.

Hulumtimet kanë treguar se ekspozimi afatgjatë ndaj aluminit shkakton formimin e qelizave të tumorit.

Shkencëtarët nga Universiteti i Gjenevës thanë se kripërat e aluminit  bllokojnë gjëndrat e djersës, mblidhen në indet e gjirit dhe prodhojnë efekte të ngjashme me ato të prodhuara nga estrogjenit.

“Unë mendoj se ne duhet të shmangim të gjitha dezinfektuesit që përmbajnë kripëra alumini. Është e vështirë të jemi të sigurt se dezinfektuesit e lëngshëm me të vërtetë nuk kanë kripëra që përmban alumin”, tha bashkautori i studimit, André-Pascal Sappino.

Edhe pse studimi nuk arriti të provojë plotësisht se kripërat e aluminit shkaktojnë kancerin e gjirit, Sapieha këshillon përdorimin e dezinfektuesve pa to.

E njëjta këshillë u referohen grave dhe burrave, duke theksuar se ai ishte i vetëdijshëm se kundër rezultatit të studimit do të dalë industria e kozmetikës.

Studimi mbi ndikimin e përdorimit të deodoransve të lëngshëm për shëndetin e njeriut është publikuar në revistën shkencore “International Journal of Cancer”