Deputetet Aliti dhe Aziri takojnë drejtuesit e Lëvizjes kundër hendikepit

 

Deputetet e Bashkimit Demokratik për Integrim Nora Aliti dhe Kaltrina Azizi, vizituan zyrat e Lëvizjes kundër hendikepit Polio Plus, ku takuan drejtuesën znj. Elena Kocoska.
Në takim është biseduar për nevojat e personave me hendikep si dhe mundësinë e përfshirjes së ideve të tyre në platformën zgjedhore të BDIsë dhe më pas edhe programit qeveritar për mandatin vijues, me qëllim që personave me hendikep të ju mundësohet jetë e pavarur në pajtim me Konventën për të drejtat e personave me hendikep të OKB-së.
Deputetet Aliti dhe Azizi kanë shprehur gatishmëri që ti adresojnë nevojat e personave me hendikep duke ju ofruar mbështetje institucionale dhe kanë ftuar përfaqësues të shoqatës në tubimin e Kryetarit të BDIsë Ali Ahmeti me forumin e gruas të dielën në Tetovë