Deri më tani në Bern të Zvicrës kanë votuar 282 votues

Mirlinda Beqiri, zëvendës kryetare e vendvotimit numër 50/62 në Bern të Zvicrës për zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë ka deklaruar se deri në orën 9 kanë dal për të votuar gjithsejtë 282 votues, transmeton TetovaSot.

“Deri më tani procesi zgjedhor është duke u realizuar shumë mirë ashtu si e parasheh edhe ligji. Në orën 7 kemi realizuar votimet e para, në orën 6 kemi qenë në Ambasadë. Këtu në Bernë kemi katër vendvotime, vendvotimin numër 50/29 ku deri në orën 9 kanë dal diku deri në 50 votues, 50/62 ku kanë dal 85 votues, 50/63 kanë dal 73 votues dhe 50/64, 74 votues”, deklaroi Mirlinda Beqiri./TetovaSot/