Deri të hënën zgjidhet problemi me transportin e nxënësve në Tetovë

Siç kemi njoftuar gjatë ditës, nxënësit e gjimnazit të Tetovës sot kanë bojkotuar mësimin të revoltuar për mungesën e transportit që duhet t’ua sigurojë komuna e Tetovës

Ata e kanë lëshuar procesin mësimor dhe i janë drejtuar komunës së Tetovës, ku kanë kërkuar takim me kryetaren e komunës, Teuta Arifi, për të kërkuar një zgjidhje të hallit të tyre të transportit.

Pas grumbullimit te hyrja e komunës së Tetovës, nxënësit janë lejuar të futen në sallën e këshillit komunal. Aty kanë mbajtur takim me kryeshefin e sektorit për arsim, Ahmet Qazimi, kurse i pranishëm ka qenë edhe drejtori i gjimnazit, Namikqemal Mustafa.