Deri të premten LSDM mund të publikojë “bombat”

Deri të premten LSDM mund të publikojë “bombat” për Monstrën, Lagjen e Trimave dhe për vrasjen e Nikolla Mlladenovit, raporton Gazeta Lajm. Kryesia e LSDM-së gjendet nën presion të madh nga anëtarësia që këto “bomba” të publikohen para 11 dhjetorit edhe pse premtimet e udhëheqësve të LSDM-së janë se ato do publikohen pas zgjedhjeve, në proceset gjyqësore që do të fillojnë kundër autorëve të skenareve të këtyre rasteve. Anëtarësia e LSDM-së kërkon që bombat të lëshohen në ndonjë tubim parazgjedhor. Kjo ka shkaktuar panik te partitë në pushtet, kurse edhe ndërkombëtarët kërkojnë që të mos publikohen bomba në kohën nga frika se situata mund të dalë nga kontrolli tani në prag të zgjedhjeve.