Dëshira Ahmeti Kërliu dhe rikthimi i saj i lumtur me Dona Anna në Shtëpinë e Operës në Shkup

Tiranë,3 Shkurt /ATSH-Flora Nikolla/.- Dëshira Ahmeti Kërliu, do të interpretojë rolin e Dona Annës në operan “Don Giavoni” të Moxart , vepër që  do të jetë premierë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit të  Maqedonisë  në Shkup më 8 shkurt.

“Kam disa muaj që në Nju Jork po përgatitem me Profesor Dr.Julian Kwok,  i cili me ka angazhuar në projekte të tij, ndërkohë që është shumë i kënaqur nga puna që kemi realizuar”, i tha ATSH-së sopranoja e njohur.  Dëshira tregoi se e gjitha, ka qënë pune intensive tre javore, por cilësoi se, “ishte e sigurtë që do të sjellë risi në këtë opera jo vetëm si soprano  por dhe si Dëshira që i ka munguar publikut disa vite”.

kerli12Opera “Don Giovani”, është një opera e bukur por e konsideruar e vështirë, për shkak të silit të veçantë qe ka Mozart për t’u kënduar, por  Dëshira shpreson të tregojë më shumë nga vetja përmes këtij roli.  “Jam e lumtur që kthehem në shtëpinë time, në Teatrin e Operës te Maqedonisë, këtu ndjehem shumë mirë, publiku me ngroh më shumë shpirtërisht dhe me forcat e reja që kam,  besoj se do jetë një shfaqje e shumë e bukur”, tha solistja e parë shqiptare në Operën e Maqedonisë e cila rikthehet në shtëpinë  e saj të operës, pas një historie suksesi të realizuar në këtë Opera,  me rolin e Mikaeles nga Opera “Karmen”,  Pamina nga “Flauti Magjik”, Santuca nga “Kavalieria Rustikana”,  Neda tek “Paljaci”, Liu, “Turandot”, Leonora “Forca e Fatit”, Antonia në “Rrëfimet e Hofmanit”.

Nga Operat shqiptare , Dëshira Ahmeti Kërliu ka interpretuar rolin e Donikës nga Opera”Skenderbeu”, por  ka kënduar në koncerte të ndryshme Gala me Orkesterën simfonike të Operas dhe Baletit të Maqedonisë të Tiranës dhe të Prishtinës  dhe  Filharmoninë e Shkupit, Radio Televizionit Shqiptar  dhe të tjera.

arjan3Dëshira veçoi për ATSH-në, koncertet e organizuara si kryetare e Shoqatës te Artistëve Shqiptare në Maqedoni në bashkëpunim me Maetro Aleksander Lekaj, kompozitor dhe dirigjent i njohur shqiptar në Maqedoni, Kroaci dhe me gjëre në Ballkan. Por ajo që ishte me kryesorja është se të dy këto institucione të mëdha kulturore në Maqedoni si Opera dhe Baleti si dhe Filharmonia e Maqedonisë,  për herë të parë luanin veprat shqiptare kur  asnjëherë më parë nuk kanë qënë në programin e tyre institucional.

Dibra qyteti i saj i lindjes, qytet  i njohur për kulturë, emancipim, tradita  qytetare, është qyteti piktoresk i të gjitha stinëve të  vitit, me bukuri natyrore që zbukurojnë çdo moment të jetes, rrethuar me male të larta, me gjelbrim të rrallë me ajër të pastër, liqenin e bukur dhe lumenjtë Radika dhe Gajri. Ky qytet i fali artistes së njohur, dashuri dhe ngrohtësi nga njerëzit që jetojnë këtu, qytetarë që çmojnë kulturën dhe artin, që kur nisi të këndojë në skenë nga klasa e parë kur u mbështet me fjalët më të bukura. Dëshira soprano e njohur, vazhdon ta këtë pikën frymëzimi, vendin e  saj,  në punën e saj si artiste.

Ëndrra e saj në fëmijëri ishte muzika dhe  këndimi !

deshira6Dëshira asnjëherë nuk mund ta mendonte jetën e saj pa muzikën, pa artin, sepse pa to nuk do ishte e plotësuar shpirtërisht. Pas mbarimit të shkollës së mesme, mori rrugën e studimeve në Tiranë, në qytetin e ëndrrave, në qytetin që e shikonim në televizor duke imagjinuar si mund të ishte jeta atje. Edhe sot, Tirana, ështe qyteti  më i dashur pas Dibrës, dhe ajo tregon se vështirë se mund t’i zëvendësoje këto dy qytete me ndonjë tjetër.

Pjesë e librit “Zonjat shqiptare në Nju Jork “, i promovuar nga Albanian Excellence, më  24 shtator 2016 në Manhattan, Nju Jork, Dëshira Ahmeti Kërliu, nisi Akademinë e Arteve të Bukura  në klasën e pedagoges së njohur znj.Nina Mula.  Edukimi i saj i dha forcë për të ecur përpara për të ndjekur rrugën e vështirë të artit por dhe  me të bukurën e saj. Me një karrierë të realizuar fillimisht në Shkup në skenën e
arjan 1Operas dhe Baletit të Maqedonise, si soliste e roleve kryesore, me një mori koncertesh te organizuar në Europë, Dëshira  do të lidhte jetën e  saj me Nju Jorkun , ku vazhdoi klasat me përgatitje të vokalit të saj ne audicione të ndryshme dhe tani është në fazën përfundimtare. Ajo thotë pa frikë se mund të konkurroj në axhendat e këtij vendi për një angazhim më të madh të sajin profesional, me specializimin e vokalit me vepra botërore me emra të njohur të muzikës amerikane si Neil Goran dhe Francis Keeping.

Pas suksesit dhe bashkëpunimit të saj në 100 vjetorin e  Pavarësisë në Tiranë arjan4dhe në Shkup me Inva Mula, organizoi me sopranon e njohur një koncert të madh në Nju Jork në një nga sallat më prestigjiose të Manhatanit dhe me pjesmarrjen e  Genc Tukiçit. Koncerti i organizuar  më 26 mars 2016, me një orkestër simfonike  solli  në skenë kënget më të bukura që i këndohen Atdheut  për komunitetin shqiptar në SHBA. Ajo tha atehere se  ky projekt ishte i guximshëm dhe i vështirë për t’u realizuar në një vend si Amerika ku deri më tani ashkush nuk e kishte ndërmarë një iniciativë te tillë.