Dëshironi shikim më të mirë? Bëjeni këtë!

Ka kohë që na është thënë se ngrënia e karotave është çelësi për një të pamur më të mirë. Por, duket se gjethet e perimeve të gjelbra janë sekreti për të përmirësuar të pamurit.

Një dietë e pasur me spinaq redukton rrezikun nga glaukoma për rreth 30%, thonë shkencëtarët.

Rreth tre milionë njerëz vetëm në SHBA vuajnë nga glaukoma – sëmundje e nervit optik të syrit, transmeton Gazeta Express.

Këto gjetje mund të ndihmojnë në parandalimin e zhvillimit të glaukomës. Andaj, shkencëtarët sugjerojnë që në dietat tuaja të përfshini edhe gjethet e perimeve të gjelbra, të tilla si spinaqi, ashtu të pagatuara.