Dëshmitë kontradiktore, nxënësja e klasës VII: Mësuesi më puthte, më prekte

Arrestimi i mësuesit të matematikës Hasan M. të një shkolle 9-vjeçare në periferi të Tiranës ka ardhur pas kallëzimit të prindërve të 14-vjeçares për abuzimin e tij me vajzën e tyre.

Nxënësja ka pretenduar se mësuesi kujdestar e mbante në klasë dhe kryente veprime të turpshme me të jo vetëm në klasë, por edhe në korridore: ai, sipas saj, e puthte dhe e prekte në vende intime.

Nga ana tjetër, mësuesi i ka mohuar në mënyrë absolute akuzat e ngritura ndaj tij dhe ka deklaruar në polici se ka pasur vetëm raporte korrekte mësues-nxënës.

Tashmë, komisariati nr.6 ka nisur të marrë në pyetje stafin e shkollës si dhe nxënësit.