Deskoska: Do të ketë ulje të orëve mësimore dhe revizion të librave shkollorë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, paralajmëron ndryshime në procesin arsimor, me fokus në revizionin e librave shkollorë, planin mësimor, programet dhe përshtatje në zgjedhjen e lektyrave.

Këto ndryshime sipas Deskoskës, bëhen me qëllim që të përmirësohet procesi arsimor, ndërsa ndryshimet do të bëhen edhe në shkollat fillore edhe të mesme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Theksojmë se duhet të ketë plan të ri mësimor i përshtatur me moshën e nxënësve, më tej të zbatohen metoda të cilat do të jenë kreative dhe do të nxisin nxënësit të ndjekin mësimin, ndërsa më pas edhe materiale të përshtatshme të cilat do të jenë të dobishme”, tha Deskoska.

Në procesin e ndryshimeve do të kyçen edhe arsimtarët me të cilët do të bëhen konsultime përmes aplikacionit që tashmë është përgatitur. Der në mesin e këtij muaji, mësuesit do të duhet të japin mendim rreth disa librave dhe të tregojnë problemet.

Ajo shtoi se revizioni i librave dhe ndryshimi i planit mësimor përfshin edhe uljen e numrit të orëve mësimore, sidmos në shkollat fillore.

Pas përfundimit të kësaj faze, Deskoska shtoi se në fazën e dytë do të fillojë procesi konsultatin për përshtatjen e lektyrave për nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore