Dhimbje në shpirt! Kur kanceri prek një fëmijë…

Andrew Brown, baba i katër fëmijëve, ka ndarë në rrjetet sociale një foto prekëse të vajzës së tij të vogël Hayleyt, e cila po lufton me kancerin.

Në foton prekëse duket një qerpik i mbetur në syrin e Hayleyt, pas disa muajve kimioterapi dhe radioterapi.

“Ai qerpik i vetëm është mbajtur fort, për disa javë”, tha Brown i cili punon si komedian në Melburn.

Hayley u diagnostifikua në qershor me kancer pasi doktorët zbuluan një tumor pesë centimetër të gjatë brenda hundës së saj.