Dhjetë destinacionet më të preferuara në Gjermani në 2016

Qendra Gjermane e Turizmit (DZT) sërish kërkoi nga vizitorët e huaj të zgjedhin destinacionet e preferuara në Gjermani. Berlini nuk bën pjesë më në 10 të preferuarit, një kandidat gjermanoverior kaloi në vendin e parë.

1

Vend 1: Miniatur Wunderland në Hamburg Vitin e kaluar as nuk bënte pjesë në 10 destinacionet më të preferuara, kurse këtë herë është katapultuar në vendin e parë: vendi i çudirave në miniaturë Miniatur Wunderland në Hamburg. Në modelin më të madh në botë të hekurudhave, vende dhe kontinente si Skandinavia ose SHBA me qytetet dhe peizazhet janë riprodhuar me besnikëri.

2

Vendi 2: Kështjella e Heidelbergut dhe pjesa historike e qytetit I preferuar gjithnjë e më shumë: Heidelbergu prej vitesh bën pjesë në preferuarit në klasifikim dhe në vitin 2016 u ngjit nga vendi i katërt në vendin e dytë. Ky qytet në breg të lumit Neckar konsiderohet si simbol i romanticizmit gjerman – jo së fundi edhe për shkak të gërmadhës së famshme të Kështjellës, muret e rrëzuara të së cilës janë tërheqëse për turistë nga e gjithë bota.

3

Vendi 3: Europa-Park në Rust Fituesi i vitit të kaluar në votimin online ka zbritur në vend të tretë. Me 13 hekurudha me zigzage që ngjiten e zbresin, kinemanë 4D dhe më shumë se 100 kuriozitete dhe spektakle të tjera, Europa-Park në Rust është parku më i madh i kohës së lirë në Gjermani. Çdo vit këtu vijnë mbi pesë milionë vizitorë.

4

Vendi 4: Kështjella Neuschwanstein Kështjella përrallore në Bavari sërish ka zënë vend ndër dhjetë të parat në votim. Mbreti bavarez Ludwig II e ndërtoi kështjellën në stil mesjetar. Gjashtë milionë marka i mori me detyrim ai popullit për të. Sot, kështjella e tij kalorsiake është një nga kuriozitetet turistike më të preferuara të Gjermanisë.

5

Vendi 5: Rothenburg ob der Tauber Ai që ecën në pjesën historike të qytetit përjeton një udhëtim në kohë: thuajse në asnjë qytet tjetër gjerman nuk janë ruajtur nga Mesjeta kaq shumë puse, sisteme mbrojtjeje nga Mesjeta si këtu. Ky qytet është ngjitur në vendin e pestë, nga vendi i gjashtë vitin e kaluar.

6

Vendi 6: Liqeni Bodensee Parqet në ishullin e luleve Mainau, kisha pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Ishullin e Manastirit Reichenau. Kësaj i shtohen edhe qyteza të magjishme dhe atmosferë mesdhetare. Të gjitha këto e bëjnë liqenin Bodensee të preferuar vazhdimisht nga turistët – edhe në votimin oline të DZT.

7

Vendi 7: Pallati rezidencial Mannheim Për herë të parë në 10 destinacionet më të preferuara hyn edhe Pallati rezidencial Mannheim. Me mbi 500 dhoma të zbukuruara me salltanet ky pallat është një nga ndërtesat më të mëdha të stilit barok në Gjermani. Vetëm në vitin 2007 u rindërtua ky pallat i shkatërruar shumë në Luftën e Dytë Botërore.

8

Vendi 8: Katedralja e Ulmit Kulla kishtare me 162 metra është më e larta në botë. Atë e quajnë ndryshe edhe “Gishti i Zotit” dhe ka hyrë për herë të parë në kategorizimin e destinacioneve më të preferuara.

9

Vendi 9: Katedralja e Këlnit Katedralja e Këlnit ka zbritur në klasifikim, nga tri destinacionet më të preferuara. Katedralja u quajt ndërtesa më e madhe e botës kur përfundoi në vitin 1880. Me 6 milionë vizitorë ajo mbetet magnet për vizitorët. Prej vitit 1996 ajo është Trashëgimi Botërore e Kulturës e UNESCO-s.

10

Vendi 10: Pjesa historike e Dresdenit Zwinger-i në Dresden me muzetë e tij bën pjesë në ndërtesat më të rëndësishme të stilit barok të qytetit. Për shkak të kupolës që dallohet që larg të kishës Frauenkirche, kryeqytetin sakson e quajnë edhe “Firence buzë Elbës”