Dhjetra mijëra qytetarë amerikanë në protesta masive pas fitores së Donald Trump


Dhjetra mijëra qytetarë amerikanë në protesta masive pas fitores së Donald Trump

Dhjetra mijëra persona kanë dalë në protestë në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas fitores së Donald Trump.

Me parullën “nuk është presidenti im” njerëzit kanë zbritur ne rruge pothuajse ne te gjitha vendin.

Manifestimet me te medha kane qene ne Cikago dhe ne Nju jork, ku dhe jane arrestuar te pakten 30 persona.

Proteste ka patur edhe perballe Shtepise se Bardhe ku turma shprehu keqardhjen per humbjen e Hillary Clinton.

Tension ka patur vecanerisht ne Manhattan, ku dhe gjendet rezidenca e presidentit te sapozgjedhur Donald Trump.

Turma u mbodh para kulles Trump ne Bulevardin e Peste.

Disa manifestues dogjen maska me fetyren e Trumpit, i cili nderkohe gjendje se bashku me familjen ne banesat e tyre ne katet e fundit te qiellgervishteses se famshme.

Kjo e fundit eshte blinduar qe nga nata e votimeve me kamione te shumte antibombe.

Protesta ka patur edhe ne Siatell, Portland, Okland, San Francisco, Los Angeles, Boston, Filadelfia, Detroit e Austin.

Me thirrjet “Love Trumps Hate” (dashuria mund urrejtjen), “E ardhmja eshte femer “, e “Jo Trump, jo Ku Klus Klan, jo racizen ne SHBA ” mijera persona jane mbledhur ne Cikago.

Ndersa ne kampusin e universitetit  Berkli eshte organizuar edhe nje marshim studentesh.

Ndersa aktualisht ne Los anxhelos qytetare te shumte kane dale ne nje proteste ku kane bllokuar nje nder rruget jo vetem me trupat e fizikisht, por edhe me automjete.