Dhuna në Kuvend, nuk publikohen emrat e deputetëve të ftuar në Prokurori

Prokuroria e Marko Zërlevskit ka ftuar deputetët e rrahur në bisedë për të dëgjuar dëshmitë e tyre mbi dhunën e ushtruar nga protestuesit. Ftesat i janë dërguar sekretarit të përgjithshëm, Zharko Denkovski. Prokuroria nuk tregon cili nga deputetët është ftuar për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur saktë para shtatë ditëve në pres-qendrën e Kuvendit, në momentin kur janë futur protestuesit e dhunshëm. Tani për tani nuk është ftuar asnjë gazetar dhe punonjës mediatik të cilët gjithashtu ishin në shënjestër të dhunuesve. Prokuroria tashmë disa ditë nuk jep informacione nëse vepron sipas kërkesave të policisë lidhur me atë nëse do të kërkojë paraburgim edhe për organizatorët e protestave të nismës “Për Maqedoni të përbashkët”. Gjithashtu nuk ka përgjigje nga zyra e Zvërlevskit nëse vepron sipas njoftimit të MPB-së dihet identiteti i personave që i kanë hapur dyert e Kuvendit për protestuesit të cilët hyjnë pa pengesë në Kuvend dhe rrahën deputetët. Alsat M tashmë ka publikuar se deputetët Kërsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski kanë hapur dyertt, ndërsa deputeti Johan Tarçullovski ka udhëzuar turmën për tek salla e mediave ku gjendet deputet.