Dhuna në Kuvend, Sela dëshmon sot në Prokurori

Kreu i LR-PDSH, Ziadin Sela, ka arritur në Prokurori për të thënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjet e përgjakshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit, ku u sulmuan fizikisht gazetarët dhe deputetët. Ziadin Sela ishte deputeti që u lëndua më shumë gjatë sulmit në Kuvend.

Për dhunën brutale të ushtruar ndaj deputetit Ziadin Sela dy persona akuzohen për veprën penale tentativë për vrasje, bëhet fjalë për Kire Gjorgjievskin dhe babanë e tij Cane Gjorgjievski të cilët sipas policisë fillimisht kanë hyrë në sallën 3 të Kuvendit ku edhe kanë filluar të gjuajnë mjete të forta drejtë deputetëve. Më pas dytë së bashku kanë sulmuar fizikisht deputetin Ziadin Sela dhe e kanë tërhequr zvarrë.