Dhunë midis grave deputete turke, dy përfundojnë në spital

Vetëprangosja e një deputeteje turke në Parlamentin vendas, ka shkaktuar edhe sherr midis grave deputete.

Deputetja e pavarur Aylin Nazliaka u lidhi dorën e saj me pranga me mikrofonin e foltores duke kundërshtuar ndryshimet kushtetuese që e kthejnë Turqinë në një republikë Presidenciale.

Deputetja thotë se ndryshimet kushtetuese që pritet të dërgohen në referendum gjatë pranverës, janë një goditje për demokracinë.

Si pasojë e përleshjeve, dy gra deputete kanë përfunduar në spital. Sherri nisi kur deputetja bllokoi foltoren e Kuvendit, për rreth dy orë. Kjo bëri që gratë deputete nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në pushtet, të ndërhynin duke hequr mikrofonin nga tavolina e foltores.

Një nga deputetet pro kurde Pervin Buldan, përfundoi në spital pasi u qëllua në gjoks. Nën akuzë për sherrin është vendosur deputetja e partisë së Erdogan, Gokcen Enc është vënë nën akuzë nga opozita se ka sulmuar deputetet.

Deputetja turke vetëprangoset në Parlament

Sherr me parlamentin turkSherr me parlamentin turkSherr me parlamentin turkSherr me parlamentin turkufjrcz_equu5kn3re5jehg