Dhunohet në Paris modelja indiane

“Daily Mail” shkruan se Mallika ishte në apartamentin e saj në Paris kur tre persona të maskuar janë futur në shtëpi dhe e kanë dhunuar.

Sulmi ndaj 40-vjeçares indiane vjen vetëm një muaj pas grabitjes së yllit televiziv Kim Kardashian me armë në një banesë fqinje.

Gazeta “Le Parisien” shkruan se autorët e sulmit ishin të maskuar, ndërsa menjëherë pasi janë futur në ndërtesë kanë hedhur gaz lotsjellës e më pas kanë dhunuar Mallika Sherawat si dhe një shoqen e saj, e cila ka lajmëruar menjëherë shërbimet e emergjencës.

Mësohet se ka nisur menjëherë hetimet lidhur me rastin, ndërsa dyshohet se autorët kanë pasur si synim grabitjen..tch