Diçka e re po vjen nga Lorik Cana

Diçka e re po vjen nga ish kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana

Përmes llogarisë së tij në Instagram, Cana ka publikuar një fotografi ku shihej e shkruar “HUM” e poshtë saj shkruhej “Coming soon”.

Pas kësaj menjëherë filluan të qarkullojnë zëra se Cana mund të hedhë në treg ndonjë këngë, por e vërteta është se postimi i Lorikut nuk ka të bëjë fare me ndonjë këngë apo projekt muzikorë por është një aplikacion i cili shumë shpejt do të lansohet në platformat online. Koha do të tregojë më së miri se për çfarë aplikacioni bëhet fjalë.