Dieta/ Banane me ujë të ngrohtë për 7 ditë

Humbja e peshës në pak ditë, me banane dhe ujë, u përdor së pari nga japonesi Hitoshi Watanabe.

Ishte ai vetë që rrëfeu më pas përvojën e tij duke treguar se si arriti të humbasë jo pak por 18 kg me anë të kësaj metode.

Ngrënia e bananes duke e shoqëruar me ujë të ngrohtë, arrin të përshpejtojë metabolizmin duke e bërë tretjen më të thjeshtë. Në mëngjes, duhet të hani 2 banane dhe një gotë ujë të ngrohtë. Gjatë ditës, vijoni me 2 lt të tjerë ujë dhe ushqime të kontrolluara por pa e frenuar veten deri në ekstrem.