Dieta që humbë 10 kg për dy javë

Nëse dëshironi të humbni peshë shpejt, një dietë e cila në qendër të vëmendjes i ka vezët e ziera, mund të jetë e duhura për ju.

Pavarësisht se kjo dietë përmban një numër të vogël të produkteve të ndryshme, është dëshmuar se mjafton për t’jua shpejtuar metabolizmin dhe për të djegur dhjamin. Gjithashtu, nëse vazhdoni të ushqeheni shëndetshëm edhe pas përfundimit të dietës, ju nuk do të rifitoni peshën e humbur.

Përderisa jeni në këtë dietë, rekomandohet të konsumoni shumë ujë që ta mbani trupin të hidratuar – preferohet tetë deri në dhjetë gota ujë në ditë. Uji do t’ju ndihmojë t’i hiqni edhe toksnikat.

Njëkohësisht, nëse dëshironi rezultate edhe më të mira, përpiquni që gjysmë ore në ditë t’ua kushtoni ushtrimeve fizike.

Ekzistojnë edhe disa rregulla tjera të cilave duhet t’u përmbaheni: – Shmangni ushqimet e shpejta dhe të pashëndetshme – Mos konsumoni pije me sheqer (kryesisht pije freskuese) apo alkool – Kufizoni sasinë e sheqerit dhe kripës që e konsumoni

JAVA E PARË E hënë: Mëngjesi: Dy vezë të ziera dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum, si portokalli, mandarina. Dreka: Dy copë patate të ëmbla dhe dy molla Darka: Një pjatë e madhe me sallatë dhe pulë E martë: Mëngjesi: Dy vezë të ziera dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum Dreka: Perime të gjelbra dhe sallatë pule Darka: Sallatë me perime, një portokall dhe dy vezë të ziera E mërkurë: Mëngjesi: Dy vezë të ziera dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum Dreka: Djathë me pak yndyrë, një domate dhe një pjesë patate të ëmbël Darka: Pak sallatë dhe pulë E enjte: Mëngjesi: Dy vezë të ziera dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum Dreka: Vetëm fruta Darka: Sallatë dhe mish pule E premte: Mëngjesi: Dy vezë të ziera dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum Dreka: Perime të ziera dhe dy vezë Darka: Sallatë dhe peshk të fërguar E shtune: Mëngjesi: Dy vezë të ziera dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum Dreka: Vetëm fruta Darka: Pulë dhe perime E diel: Mëngjesi: Dy vezë të ziera dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum Dreka: Sallatë domatesh, perime dhe pulë Darka: Perime

JAVA E DYTË E hëne: Mëngjesi: Dy vezë dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum Dreka: Sallatë dhe pulë Darka: Një portokall, sallatë dhe dy vezë E marte: Mëngjesi: Dy vezë dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum Dreka: Dy vezë dhe perime Darka: Sallatë dhe peshk të fërguar E mërkure: Mëngjesi: Dy vezë të ziera dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum Dreka: Sallatë dhe pulë Darka: Një portokall, sallatë perimesh dhe dy vezë E enjte: Mëngjesi: Dy vezë dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum Dreka: Perime, djathë me pak yndyrë dhe dy vezë Darka: Sallatë dhe pulë E premte: Mëngjesi: Dy vezë dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum Dreka: Sallatë sardelesh Darka: Sallatë dhe dy vezë E shtune Mëngjesi: Dy vezë dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum Dreka: Sallatë dhe pulë Darka: Vetëm fruta E diele Mëngjesi: Dy vezë dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum Dreka: Perime dhe pulë Darka: Perime dhe pulë (njëjtë sikurse në drekë)

Siç mund ta keni vërejtur edhe vet, kjo dietë nuk ka thuajse fare karbohidrate dhe kjo është një ndër arsyet kryesore se përse funksionon.

Mbani mend: Duhet të konsultoheni me një doktor para se ta provoni këtë dietë. Në fakt, duhet gjithmonë të flisni me profesionistë shëndetësorë para se t’i nënshtroheni çfarëdo lloj diete. Edhe pse nuk është se do vdisni urie, ndryshimet radikale në mënyrën e të ushqyerit duhet të bëhen në përputhje me aprovimin e specialistit, për t’u siguruar se nuk do ta dëmtoni shëndetin.