Digjen mbeturinat në qendër të Prishtinës – rrezikohet të përfshin disa vetura

Një zjarr i madh është përhapur në qendër të Prishtinës pak minuta më parë. Krejt kjo besohet të ketë ndodhur nga djegia e disa mbeturinave në kontejner. Express sjellë disa fotografi nga vendi i ngjarjes.
Disa mbeturina që janë grumbulluar në kontejner janë djegur pak më parë në qendër të Prishtinës, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Në afërsi të këtij zjarri janë të parkuar edhe disa vetura, të cilat rrezikohen që të përfshinin në flakë.

Aktualisht në këtë shesh është duke u zhvilluar edhe festivali tradicional “BeerFest”.