Digjet “Kulla e Pishtarit” në Dubai (VIDEO)

Një prej ndërtesave rezidenciale më të larta në botë, e njohur si “Pishtari i Dubait”, u përfshi nga flakët në Emiratet e Bashkura Arabe.
Dëshmitarët të cilët postuan video në rrjetet sociale tregojnë se flakët në ndërtesën 79-katëshe, me një lartësi prej 336.8 metrash, u përhapën me shpejtësi.
Në vitin 2015, i njëjti qiellgërvishtës u përfshi në një incident të ngjashëm. Zjarri në atë kohë nisi nga një zgarë në një prej ballkoneve dhe si pasojë i bëri të pabanueshme 101 apartamente.