Digjet një veturë në Tetovë

 

Mbrëmë rreth orës 2 të mesnatës ka shpërthyer zjarrë në një veturë Audi në Tetovë. NJTKZ-ja ka intervenuar me shpejtësi dhe ndaluan që zjarri mos të transferohet në shtëpitë afër. Udhëheqësi i NJTKZ_së Uka Aliti për TetovaSot thotë se njësia NJTKZ arriti që të ndalojë zjarrin që mos të kaplojë shtëpitë afër. “Arritëm të ndalojmë zjarrin që mos digjen shtëpitë afër, fatmirësisht  nuk ka të lënduar, ka vetëm dëme materiale” u shpreh Uka Aliti

Policia ka marrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit./TetovaSot/