Digjet qendra islamike në Holandë

Një qendër islamike është djegur me themel nga zjarrvënia e qëllimshme.

Ekipet e zjarrfikësve dhe policia janë duke kërkuar në mënyrë të dëshpëruar të shuajnë flakët, që kanë përfshirë tërë ndërtesën, transmeton portali arbresh.info.

Policia ka raportuar që zjarri është vënë me paramendim nga persona të panjohur dhe se është përhapur në dy ndërtesa, të dyja të njohura për përmbajtjen e asbestit.

Vendi, dikur pishinë noti, ishte blerë në fillim të këtij vitit nga Shoqata e Komunitetit Islamik në Culemborg, e cila kishte paraqitur plane për ta kthyer ndërtesën në një xhami.

Ka një dhomë ekzistuese të lutjeve në pjesën e pasme të ndërtesës dhe nuk është e qartë nëse dikush ishte duke e përdorur në kohën e sulmit.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo nëse janë bërë arrestime në lidhje me rastin.