DIGJET TËRËSISHT AUTOBUSI NGA MAQEDONIA, NUK KA TË LËNDUAR (FOTO)

Në vendkalimin kufitar Walserberg të Salzburgut në Austri, mëngjesin e hershëm të së dielës është djjegur tërësisht një autobus nga Maqedonia. „Të gjithë 51 udhëtarët i kanë shpëtuar rastit“, kanë deklaruar nga Kryqi Kuq i Bayerit. Të lënduar nuk pati, ndërsa autobusi u përfshi tërësisht nga flakët, shkruajnë mediet austriake, njofton „Shtegu.com“. Autoritetet austriake e kanë kontroluar autobusin nga Maqedonia, pasi u kishte rënë në sy se diçka nuk ishte në rregull me te. Porsa e kanë hapur hapësirën ku është i vendosur motori, zjarri e ka përfshirë autobusin. Ekipet zjarrfikëse austriake menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes me 30 persona dhe gjashtë vetura, për ta fikur zjarrin e shkaktuar. Autobusi është shkatërruar tërësisht, ndërsa shkaku i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt teknik. Gjatë kësaj, është dëmtuar edhe një veturë në afërsi. Udhëtarët, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në destinacionin për Dortmund të Gjermanisë, janë dërguar në një qendër strehimore për refugjatë, me ndihmën e policisë në Freilassing, ku janë në pritje të një autobusi zëvendësues.