Digjet vetura e ish kryetarit të komunës së Zveçanit

Vetura Automjeti ‘Opel Astra’, pronë e ish kryetarit të komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, është djegur sot rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se automjeti dyshohet të jetë djegur qëllimisht nga persona të panjohur derisa ishte i parkuar në parkingun e restorantit ‘M’ në Zveçan, ndërsa si pasojë e flakëve është dëmtuar edhe një automjet tjetër ‘Audi 80’ që ishte i parkuar aty afër.

 

Rastin e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëvendësdrejtori i Policisë në veri Besim Hoti.

Sipas tij deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar për këtë rast dhe se Policia është duke punuar nëse është zjarrvënie apo diçka tjetër