Dikur ishte e varfër, por shikoni ku jeton sot (Foto)

Dikur ajo ishte e varfër por një vendim i saj e nxori nga varfëria për t’u bërë sot njëra prej femrave më të bukura në botë
Është kjo gruaja e Ne-Yo’së, Crystal Smith e cila nga një fëmijëri e varfër në Florida sot jeton në një villë në Los Angeles, ka avion privat dhe është një aksionare në televizionin Platinium Life.

Ajo është rritur si e varfër në Florida, por kur Crystal Smith u zhvendos në Los Angeles më 2011, gjëra morën kahje tjetër.

Fillimisht bukuroshja fillojë me modelim mandej mori edhe një rol në emisionin reality të TV, “About Business”.

Pas kësaj erdhi edhe një dashuri e madhe në jetën e saj. U takua me Ne-Yo, i cili ia bleu një villë të mahnitshme në LA, kjo pasi ajo mori pjesë në videon e këngës së tij “Money Can’t Buy” kurse ata u martuan në shkurt të vitit 2016 në Palos Verdes të Kalifornisë. Një muaj më vonë ata u bën prindër të një djali që e quajtën Princ SJ.

Crystal është sensacioni më i madh i medieve sociale që nga një e varfër u bë njëra prej femrave më të fuqishme në botën e showbizzit amerikan. /GazetaExpress/