Dimensionet e femrave më të bukura të botës

 

Trupat e tyre janë të formave dhe dimensioneve të ndryshme, mirëpo të gjitha bëjnë pjesë në radhën e bukurosheve botërore. Gjykuar sipas numrave, bukuria e tyre duket kështu:

Miranda Kerr

Njëra nga modelet më seksi që ka “Victoria Secret”, është e gjatë 175 cm, peshon 52 kg. Raporti bel, gjoks dhe ijë është 86-61-86.

Mila Kunis

Aktorja Mila Kunis është njëra ndër më të bukurat në planet, mirëpo është e gjatë vetëm 157 cm, ka 54 kg dhe përmasa trupore 70-62-70

Nicole Scherzinger

Nicole Scherzinger, këngëtare, arrin gjatësinë deri në 165 centimetra, ndërkaq pesha trupore e saj është 55 kg. Proporcionet e bukuroshes janë 92-59-94 centimetra.

Shakira

Kjo këngëtare është e gjatë 157 cm, ndërkaq pesha e saj 56 kg. Vëllimi i gjoksit, belit dhe i vitheve është 87-61-94 centimetra.

Rihanna

Syjeshile, në superformë, e gjatë 173 cm, me peshë 57 kg dhe me përmasa trupore 75-60-80.

Kim Kardashian

Kim është 159 cm dhe peshon 64 kg. Me sy kafe të errët, flokë të zinj, përmasa 86-66-99.

Kate Upton

Kate cilësohet si një nga femrat më ndjellëse në botë. Bionde, sybojëqielli, e gjatë 178 cm dhe me peshë 60 kg, ka përmasa 84-63-92.

Valeria Marini

Me format e saj të bëshme, ka bërë që të humbin mendjen shumë meshkuj pas saj, por 47 vjeçarja Valeria Marini, 1.78/68 kg, me përmasa 98-62-98, shprehet krenare për këtë fakt.

Scarlett Johansson

E shpallur si femra më joshëse e planetit, aktorja Scarlett Johansson, e gjatë 1.60 cm është bërë pjesë e kësaj liste për shkak të peshës së saj. Ka rreth 54 kg, përmasa 92-67-92.

Jessica Biel

Aktorja Jessica Biel, e cila vlerësohet për prapanicën më solide dhe më të formësua, është e gjatë 170 cm, peshon 55 kg; proporcionet e saj janë 92-66-91.

Eva Longoria

Asaj nuk i pëlqen asgjë më shumë se vëmendja. Eva Longoria sigurisht arrin të tërheqë shumë, edhepse është 157 cm e gjatë dhe peshon 48 kg. Tri shifrat kryesore të pamjes së saj janë: 87-59-84 cm.

Sandra Bullock

Sandra Bullock sapo ka mbushur 50 vjeç, por sërish është një nga aktoret më të kërkura të Hollywood-it. Është e gjatë 171 cm, peshon 52 kg. Përmasat e saj kryesore janë 86-61-86 cm.

Kathy Perry

E cilësuar si ‘mbretëresha e xhunglës’, 173/59, me përmasa 92-61-89, është kjo Kathy Perry.

Diane Kruger

Diane Kruger ka një gjatësi prej 170 cm, peshë 57 kg. Shprehur në centimetra, përmasat e trupit të saj, arrijnë 84-59-89.

Uma Thurman

Aktorja e cila mban numrin e këpucëve 44, është e gjatë 180 cm, ndërsa peshon 63 kg. Dimensionet e saj janë 94-66-91.

Eva Mendes

Eva Mendes, me performancat e dallueshme 168/59, ka treguar aktoren vitale dhe atë sharmante: 90-60-90.