Dimitriev: Është logjike që fituesi me fituesin ta përbëjnë qeverinë e re

Si parti e autorizojmë kryetarin Nikolla Gruevski t’i zhvillojë bisedimet për përbërje të qeverisë së re. Për momentin nuk dëshiroj të prejudikoj çfarëdo qoftë rreth negociatave të cilat janë në rrjedhë. Afatin e dimë dhe gjithsesi se do të duhet të ketë një epilog të caktuar, deklaroi sot kryeministri Emill Dimitriev.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vizitës në kopshtin e sapohapur në komunën Aerodrom, Dimitriev tha se është logjike që fituesi me fituesin ta përbëjnë qeverinë e re.

Dimitriev pret që do të tejkalohet kroza dhe se pas formimit të qeverisë së re do të fillojë realizimi i projekteve të cilat janë në interes të qytetarëve.

“Si edhe të gjithë qytetarët, pres që ta tejkalojmë krizën. Askujt nuk i shkon për shtat gjendja e tensionuar në të cilën institucionet janë në ngërç, ndërsa qytetarët në paqartësi. Pres që e tërë kjo të relaksohet me formimin e qeverisë së re sepse ekzistojnë shumë nevoja të cilat duhet të realizohen për qytetarët, e të cilat janë pjesë e programit me të cilin fitojmë”, theksoi Emill Dimitriev.