Dimovski: Nëse votohet veçmas për ministrat, do kisha votuar vetëm për Arben Taravarin

 

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në fjalimin e tij lidhur me emrat e mundshëm për ministra në kabinetin e ri qeveritar ka patur kritika të ashpra ndaj kandidatëve që ka propozuar Zoran Zaev..

Mirëpo Dimovski ka veçuar vetëm një kandidat për ministër në qeverinë e re, dhe ai është kandidati për ministër të shëndetësisë, Arben Taravari. Dimovski tha se poqëse do të mundej të votohet veçmas për çdo ministër, ai do të kishte dhënë përkrahjen e tij për Taravarin, por jo edhe për ministrat tjerë.