Disa mënyra si të flini brenda disa sekondave

Ktheheni e vërtiteni ne shtrat pasi nuk ju zë gjumi? Keni pasur një dite te lodhshme e te stresuar? Ja disa mënyra te thjeshta si te bini shpejt ne krahët Morfeut.

Konsumoni glucide te lehta ne mbrëmje

Patate, oriz, makarona.. Ne mbrëmje mire është te konsumoni nga këto ushqime ne mënyrë qe te çlirohet glukoze gjate natën. Glukoza shërben si karburant për trurin. Nëse ushqehen mire neuronet do ju lejojnë te flini shpejt dhe te qete.

Mos qëndroni pa ngrënë, por as mos konsumoni shume ushqim

Edhe nëse nuk keni uri ne darke, hani pak. Nga ana tjetër nuk duhet as ta teproni me ushqimin sepse do keni probleme me aparatin tretës dhe temperatura trupore do shtohet. Ne fakt trupi ka nevoje te jete i freskët para se te flejë.

Mos konsumoni alkool

Mund t’iu duket relaksuese pirja e alkoolit para gjumit, por ne fakt ai do ju dehidratoje dhe do nxite çrregullimet e trurit.

Shuani ekranet

Te gjithë specialistet bien dakord ne një pike: drita artificiale e lëshuar nga ekranet zgjon trupin. Telefoni, tableti apo kompjuteri duhen shmangur dy ore para gjumit.

Mos praktikoni sport pas orës 19:00

Sporti i bën mire shëndetit, por jo ne çdo moment. Aktiviteti ne orët e vona mund te sjelle lodhje dhe rritje te temperaturës trupore.

Beni dush me ujë te ftohte

Për te ulur temperaturën e brendshme te trupit, ne fund te dushit shpëlahuni me ujë te ftohte. Kjo gjë do ju ndihmoje te flini me shpejt.