Disa minuta apo një orë? Ja sa duhet të zgjasë një marrëdhënie seksuale ideale? (+16)

Hmmmm, neve kjo llogaritje na tingëllon disi si pak…!

Sigurisht jeni pyetur disa herë se sa kohë duhet të zgjasë një seks ideal dhe nëse jeta juaj seksuale është e kënaqshme? Përgjigjen për këtë pyetje ka vendosur të na ofrojë ‘Journal of Sexual Medicine’ në vitin 2015, në të cilën sipas një studimi të kryer, ka treguar se seksi mesatar zgjat vetëm 5.4 minuta.

Megjithatë, shkrimtarja dhe feministja njujorkeze Rachel Hils ka kryer një studim tjetër që i ka ofruar të dhëna disi të ndryshme. Seksi mesatar zgjat 7.5 minuta, dhe sërish për ne, të dy këto përfundime na duken disi shumë të shkurtër!

Megjithatë, duke theksuar se këto llogaritje nuk përfshijnë puthjetapo paralojën, e cila është një pjesë e rëndësishme e marrëdhënies seksuale, sepse të çon në rritje të eksitimit dhe libidos.
Një studim nga viti 2004, që u krye nga ‘Journal of Sexual Medicine’ zbuloi se çiftet zakonisht i gëzohen paralojës me 11-13 minuta, e ndjekur pastaj me 7-8 minuta seks. Kështu, përfundimi do të ishte se pas paralojës seksi i preferuar do të ndjekej me 14-16 minuta. A ju duket kjo llogaritje shumë e ekzagjeruar? Apo ndoshta e rrezikshme? E tepërt, në vend se e mjaftueshme? Apo ndoshta sa kohë ju duhet? E pra, mendimi juaj mbi të gjitha!

Ian Kerner, terapist seksual dhe autor i librit “She Comes First” beson se nuk duhet të shqetësoheni në lidhje me kohëzgjatjen e seksit, por të përqëndroheni në maksimum duke shijuar kontaktin intim. Mënyra më e mirë që t’i ndihmoni lidhjes suaj seksuale është të mos mendoni shumë rreth saj, por thjeshtë t’i gëzoheni momentit. Kjo tingëllon shumë këndshëm për ne!/