Disa receta interesante per vitin e ri

Shkopinjtë e brumit nuk janë një pjatë e mirëfilltë ama janë gjithnjë të nevojshme për të thyer urinë e vakteve të ndërmjetme. Nëse keni me vete 3-4 prej tyre, nuk do detyroheni të bleni gjëra të pashëndetshme nëpër dyqanet më të afërta të punës! Mund t’iu shtoni ullinj dhe llojin e djathin zgjidheni sipas dëshirës!Fëmijët do t’i pëlqejnë shumë.

Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj

Përbërësit:
● 1 petë sfoliat, mundësisht katror
● djathë kaçkavall i grirë, sipas dëshirës
● erëza sipas preferencës tuaj: rigon, susam, spec i kuq pluhur, etj.
● 1 e verdhë veze e përzier me një lugë qumësht

Përgatitja:
Hapim petën sfoliat me trashësi 2-3mm, me petës. E vendosim mbi letër furre që të mos ngjisë,
në një tepsi, dhe e vëmë në freezer për 15 min. E lyejmë sipër me të verdhën e vezës me qumësht. E spërkasim me djathin e grirë dhe me erëza sipas dëshirës.
E vëmë përsëri 5 minuta në freezer dhe më pas e presim në rripa të hollë dhe jo shumë të gjatë (afërsisht 12cm). I përdredhim disa here dhe më pas I vëmë përsëri në freezer për 5 minuta. I pjekim në furrën e ngrohur më parë me 190gradë C, për 10/12 minuta.

Ëmbëlsirë tipike për festat e fundvitit

Ëmbëlsirë tipike për festat e fundvitit jo vetëm në Sicili, por edhe në shumë provinca të tjera të Italisë, ku çdo provincë ka recetën e saj.

Koha e përgatitjes – 20 minuta

Përbërësit për tavë me vrimë në mes me diametër 26 cm:
* 500 g miell
* 300 g fiq të thatë
* 200 g dhjamë derri (receta origjinale) ose 220g gjalpë
* 200 g sheqer
* 200 g rrush i thatë
* 50 g arra të qëruara dhe të prera në thërrime jo shumë të vogla
* 50 g çokollatë e zezë, e prerë në thërrime jo shumë të vogla
* 4 kokrra vezë
* 1 lugë pije e ëmbël ose ujë nëse preferoni
* 1 lugë plot me marmelatë fiku ose reçel tjetër
* lëkurë portokalli e sheqerosur ose fruta të sheqerosura sipas dëshirës

Duhen gjithashtu:
* 1 e verdhë veze
* 3-4 lugë mjaltë

Përgatitja:
1. Rrushin e thatë e vëmë në një tas me ujë të ngrohtë (sa ta durojë gishti) dhe e lëmë të hidratohet për 10 minuta. Më pas e kullojmë dhe e thajmë me letër thithëse kuzhine.

  1. Në një tas, hedhim miellin, 4 vezët, dhjamin, pijen, sheqerin dhe i përziejmë me dorë derisa të përftojmë brume homogjen. Brumin e vëmë në një tas të spërkatur me pak miell, e mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë për 1 orë në frigorifer.

  2. Përgatisim mbushjen: grijmë në mikser fiqtë e prerë më parë me thikë në copa të vogla, shtojmë rrushin, lëkurën e portokallit, marmelatën e fikut dhe pijen. E hedhim përzierjen në një tas dhe shtojmë arrat dhe çokollatën.

  3. Ndezim furrën në temperaturën 180°C.

  4. Pasi të ketë kaluar 1 orë, hapim brumin në formë drejtkëndëshi, shpërndajmë mbushjen dhe e mbledhim petën role. E vëmë në tavën e lyer me gjalpë e miell, bëjmë disa prerje me thikë në sipërfaqe, e lyejmë me një penel me të verdhë veze të rrahur me pirun dhe e vëmë të piqet për 35 minuta.
    E heqim nga tava pas 10 minutash që e kemi nxjerrë nga furra.
    E zbukurojmë sipër me mjaltin e ngrohur më parë për ta bërë më të lëngshëm, me fruta të sheqerosura sipas dëshirës.

Ndonjëherë, pjatat e mesit janë më të vështirat; jo për t’u përgatitur por për të gjetur se çfarë duhet të bësh! Më të thjeshtë se kjo antipastë nuk gjeni dot! Në të njëjtën kohë është e shijshme dhe e shëndetshme!

Antipastë e ftohtë me panxhar dhe djathë

Përbërësit për një pjatancë mesatare:
2 panxhar
2 mocarela
1 karotë
Majdanoz të freskët
Kripë, piper
Vaj ulliri
Limon

Përgatitja:
Zieni panxharin por jo deri sa të zbutet shumë dhe priteni në feta të holla. Marinojeni me kripë, piper, vaj ulliri dhe një thelb hudhër të cilën më pas duhet ta hiqni. Filloni shtimin e pjatës. Vendosni së pari fetat e panxharit dhe sipër tyre një fetë djathi mocarel e një fetë të hollë karotë. Rregulloni shijen me erëza dhe shtoni sipër pak vaj ulliri të përzier me limon, kripë e piper./living